Këto Politika të Privatësisë zbatohen për website dedikuar markës tonë Heineken në Shqipëri, e disponueshme në www.heineken.com ku ne, Alfa s.a. mbledh të dhëna të caktuara personale.Alfa s.a. (‘ne’) është kontrolluesi i të dhënave personale të mbledhura dhe të përpunuara. Ne jemi pjesë e Grupit HEINEKEN. Megjithatë, në rastin kur përpunimi ndërmerret me qëllimin e raportimit dhe marrjes së të dhënave strategjike globale dhe aktivizimeve të marketingut, HEINEKEN International B.V. konsiderohet të jetë një kontrollues i veçantë i të dhënave tuaja personale.
Ju lutemi lexoni me kujdes Politikat e Privatësisë pasi përmbajnë informacione të rëndësishme për t'ju ndihmuar të kuptoni praktikat tona në lidhje me çdo informacion personal që na jepni ose që ne mbledhim në kontekstin e Ëebsite ("Të dhënat personale").
Ju mund të përdorni pjesën më të madhe të website pa qenë e nevojshme të na jepni të dhëna personale. Për shërbime ose aktivitete të caktuara do t'ju duhet të vendosni të dhëna personale në mënyrë që ne të jemi në gjendje t'ju ofrojmë shërbimin ose produktin e kërkuar ose që ju të merrni pjesë në aktivitet. Informacioni i kërkuar në faqen e web të shënuar me një yll është i detyrueshëm. Nëse nuk jepni informacionin e kërkuar, ne nuk do të jemi në gjendje t'ju ofrojmë shërbimin ose produktin ose nuk do të mund të merrni pjesë në aktivitet. Përveç informacionit që ju kërkohet të na jepni për të marrë pjesë në aktivitete/fushata, ne mbledhim informacione të caktuara kur vizitoni faqen tonë të internetit.
Nëse merrni pjesë në konkurse ose evente (përfshirë çmime me promocione gjatë blerjes, përfshirë giveaway, fitimet e menjëhershme dhe online, celularët, mediat sociale dhe aplikimet), skemat e besnikërisë dhe shpërblimit, sfidat e aktivitetit, lotari, lotari me gërvishtje (përfshirë fitimet e menjëhershme dhe regjistrimet në internet, celular, mediat sociale dhe aplikacionet); marrja e mostrave dhe promovimet e pikave të shitjes dhe aktivitetet gjeo-objektive (përfshirë gamifikimin dhe SMS), në varësi të fushatës, shortit të çmimeve ose konkursit që do t'ju kërkohet për emrin tuaj, adresa e postës elektronike, adresa e shtëpisë, numri i telefonit dhe përgjigjet e pyetjeve të hapura në mënyrë që të "fitoni". Nëse është e nevojshme t'ju dërgojmë çmimet me anë të postës (p.sh. për biletat ose produktet), ne gjithashtu do të kërkojmë adresën tuaj fizike ose mund të pyesim detaje të tjera specifike të nevojshme për t'ju dhënë çmimin tuaj. Ne kemi nevojë për këtë informacion për të përpunuar pjesëmarrjen tuaj dhe për të qenë në gjendje të komunikojmë me ju për çmimin tuaj ose t'ju dërgojmë çmimet. Të gjitha informacionet në lidhje me pjesëmarrjen tuaj në fushatat tona, çmimet dhe konkurset do të mbahen nga ne për një periudhë maksimale prej 6 muajsh pas përfundimit të konkursit. Informacioni nuk do të përdoret për qëllime të tjera nëse nuk jeni informuar në mënyrë eksplicite për këto qëllime dhe/ose ju është kërkuar pëlqimi paraprak.
Nëse vizitoni website tonë dhe keni ndonjë pyetje ose vërejtje tjetër, mund të plotësoni Formularin tonë të Kontaktit. Do t'ju kërkohet të jepni emrin dhe adresën tuaj të postës elektronike dhe padyshim informacion në lidhje me kërkesën tuaj. Ne do t'i përdorim këto informacione vetëm për t'iu përgjigjur pyetjes suaj. Ne do të regjistrojmë kërkesat, pyetjet dhe përgjigjet tona dhe veprimet e tjera për të trajtuar kërkesën tuaj. Ne do t'i ruajmë të gjitha informacionet për 6 muaj pasi pyetja ose ankesa juaj është zgjidhur ose çështja është mbyllur.
Ne mbledhim informacione të caktuara kur vizitoni Website tonë, siç është adresa juaj IP, cilat faqe web vizitoni, kategoria e pajisjes, shfletuesi dhe lloji i shfletuesit të internetit, klikimet dhe shikimet. Informacioni në lidhje me përdorimin tuaj të Website dhe shërbimeve tona na mundëson të ndërtojmë segmente, të cilat janë grupe të vizitorëve të ëebit ose klientëve me një numër karakteristikash të përbashkëta të tilla si grupmosha, gjinia ose rajoni. Me shumë mundësi do t'ju shtojmë në një nga segmentet tona. Segmentet përdoren nga ne për të personalizuar Website dhe p.sh. ndryshimi i rendit të rezultateve të kërkimit ose ku vendosim oferta të caktuara, në mënyrë që të ketë më shumë gjasa që ju ti shihn. Ne gjithashtu mund të përdorim segmentet për të treguar reklamat online që mendojmë se janë të rëndësishme për ju dhe për t'ju dërguar mesazhe komerciale.
Ne i përdorim këto të dhëna personale pasi është e nevojshme për interesat tona legjitime ta bëjmë këtë për të promovuar produktet dhe shërbimet tona tek konsumatorët tanë dhe vizitorët e faqeve së web, për të na mundësuar që të tërheqim më shumë vizitorë të web, për të përmirësuar shitjen e produkteve dhe shërbimeve tona. Ne do t'i ruajmë të dhënat personale për një maksimum prej 14 muajsh.
Para se të bëni një blerje, mund të krijoni një llogari duke na dhënë një emër hyrjeje dhe fjalëkalim (i cili na duhet që të përpunojmë llogarinë tuaj) dhe adresën e emailit, emrin/mbiemrin, numrin e telefonit, adresën e faturimit, datën e lindjes ( të cilat ne do t'i përdorim për të përpunuar porosinë tuaj ose për t'ju kontaktuar në rast të parregullsive rreth porosisë tuaj). Ju mund të menaxhoni vetë informacionin në llogarinë tuaj dhe të shihni p.sh. cilat blerje keni bërë më herët.
Ju gjithashtu mund të zgjidhni të blini produktet tona si një "mysafir". Si mysafir, ne do ta ruajmë porosinë tuaj në back end dhe do të krijojmë një ID unike të klientit e cila përmban detajet tuaja të kontaktit. Nëse bëni një blerje tjetër, ne mund ta lidhim këtë porosi me të njëjtat detaje kontakti. Ne e bëjmë këtë për të shmangur dyfishimin e të dhënave dhe për të siguruar që ne mund të përmbushim porosinë tuaj të blerjes. Ju gjithashtu mund të kërkoni të hiqni këto të dhëna nëpërmjet kërkesës në info@agnagroup.com
Ne kemi nevojë për emrin tuaj, adresën e postës elektronike, numrin e telefonit (në rast se do të duhet t'ju komunikojmë për porosinë tuaj), adresën postare tuaj ose marrësit të shërbimeve tona (nëse është e ndryshme nga ju vetë), datën tuaj të lindjes (pasi ne jemi ligjërisht të detyruar ta kërkojnë para se t'ju lejojmë të vizitoni website tonë), informacionin e pagesës. Kjo vlen edhe për pjesën administrative të shitjeve. Ne gjithashtu përdorim informacionin që keni dhënë për qëllime verifikimi të identitetit tuaj dhe kryerjes së kontrolleve kundër pastrimit të parave dhe kredive kundër jush (kjo mund të përfshijë përdorimin e një agjencie referimi krediti ose palësh të tjera të treta).
Është gjithashtu e nevojshme që interesat tona legjitime të sigurojnë që ne po bëjmë biznes me njësi kreditore dhe legjitime, gjë që kërkon një analizë të individëve të caktuar. Regjistrimet tona të shitjeve online do të mbahen prej nesh për 3 vjet nga përfundimi i marrëdhënies së biznesit ose 5 vjet apo më gjatë nëse kërkohet nga kontabiliteti tatimor ose korporativ. Për t’ju dorëzuar produktet dhe shërbimet tona:
Ne ju dërgojmë mesazhe komerciale në mënyra të ndryshme. Ju mund të regjistroheni në marrjen e mesazheve komerciale (p.sh. newsletter), në atë rast ne do të përdorim të dhënat e kontaktit (të tilla si adresa juaj e emailit, llogaria e mediave sociale ose numri i telefonit) që keni dhënë për t'ju dërguar mesazhet tona komerciale. Për më tepër, kur blini një produkt nga ne, ju gjithashtu do të shtoheni automatikisht në bazën tonë të të dhënave të klientëve dhe prandaj do të merrni mesazhe komerciale për produkte ose shërbime të ngjashme, përveç nëse kundërshtoni këtë përpunim të të dhënave personale në kohën e blerjes tuaj. Nëse nuk dëshironi të merrni ndonjë mesazh komercial nga ne, mund të çabonoheni në çdo kohë duke përdorur funksionin e unsubscribe në secilin mesazh e-mail (ose lexoni paragrafët më poshtë për më shumë informacion se si ta bëni këtë).
Në rastin e një marrëdhënie biznesi ekzistuese, është në interesin tonë legjitim të përdorim të dhënat personale për të dërguar informacionin e klientëve tanë ekzistues në lidhje me produktet tona. Kur na kërkohet ligjërisht, ne kërkojmë pëlqimin paraprak për t'ju dërguar mesazhe komerciale. Ne do të heqim të dhënat tuaja të kontaktit pasi të keni hequr dorë nga marrja e mesazheve komerciale, përveç nëse kjo përdoret dhe mbahet edhe për qëllime të tjera të listuara në këtë Politikë të Privatësisë.
Informacioni në lidhje me kërkimet tuaja në internet dhe aktivitetin e mediave sociale (të tilla si Twitter, LinkedIn, Google, Facebook & Instagram) (klikime dhe shikime), settings tuaja në faqen tonë në internet, kërkesat tuaja për shërbimin ndaj klientit dhe historia e kontakteve mund të kombinohen nga ne. Ky informacion na mundëson të ndërtojmë një profil të interesave tuaja dhe ta krahasojmë atë me informacionin tuaj tjetër online (për shembull duke përdorur shërbimet e personalizuara të audiencës në Facebook ose Google ose shërbime të ngjashme me masën e lejuar sipas ligjit në fuqi) në mënyrë që ne për të përdorim kanale të ndryshme për menaxhimin e marrëdhënieve dhe marketingun e produkteve dhe shërbimeve tona për ju përmes e-mail, postës, mediave sociale, telefonit ose reklamave në internet, të cilat mund të përfshijnë personalizimin e përmbajtjes dhe ofertave të marketingut në ëebsite, veçanërisht kur përdorim platforma të menaxhimit të të dhënave, që të janë të përshtatura me preferencat tuaja.
Ju gjithmonë mund të hiqni dorë nga marrja e newsletter tonë dhe të kundërshtoni përdorimin e të dhënave tuaja personale për qëllime të marketingut të drejtpërdrejtë.
Ne i përdorim këto të dhëna personale pasi është e nevojshme për interesat tona legjitime që të jemi në gjendje të promovojmë produktet dhe shërbimet tona për klientët tanë dhe vizitorët e website, për të ruajtur rëndësinë e markës dhe reputacionin tonë dhe për të rritur biznesin duke iu shërbyer konsumatorëve me reklama në lidhje me markën dhe për të financuar faqen tonë të website (përmes reklamave në internet). Ne do të kërkojmë pëlqimin tuaj paraprak, kur na kërkohet ligjërisht (për shembull kur përdorim të dhëna për ‘marketing të drejtpërdrejtë’).
Ne do të mbajmë të dhënat tuaja personale siç përcaktohet për qëllimet përkatëse për të cilat janë mbledhur të dhënat personale (p.sh. newsletters, informacionet e llogarisë, procesi I porosive dhe pagesat). Të dhënat personale në përgjithësi do të fshihen ose anonimizohen 24 muaj pas aktivitetit tuaj të fundit në website tonë, përveç rasteve kur ligjërisht na kërkohet të ruajmë të dhënat personale ose kur ato mbahen për ndonjë nga qëllimet e tjera.
Të dhënat tuaja personale do të përdoren gjithashtu për mirëmbajtjen dhe analizën e ëebsite për të zgjidhur çështjet e performancës, duke përfshirë zgjidhjen e problemeve, analizën e të dhënave, testimin, mirëmbajtjen e sistemit, mbështetjen, raportimin dhe mbajtjen e të dhënave, për të përmirësuar disponueshmërinë dhe përvojën e përdoruesit të faqes në internet dhe sigurimi I website kundër mashtrimit. Ne regjistrojmë të gjitha përdorimet e website.
Përdorimi i të dhënave tuaja personale për këto qëllime është i nevojshëm për interesat tona legjitime dhe informacioni do të ruhet për një periudhë maksimale prej 14 muajsh. Regjistrat e përdorimit të website do të fshihen brenda 14 muajve pas krijimit.
Ne mund t'ju kërkojmë të merrni pjesë në aktivitete kërkimore të tilla si: sondazhe, prova pilot, panele, fokus grupe dhe aktivitete të tjera kërkimore. Në varësi të aktivitetit kërkimor, ne do të mbledhim grupe të ndryshme të të dhënave personale. Ju gjithmonë do të informoheni para aktivitetit kërkimor se cilat të dhëna personale do të mbledhim dhe për çfarë qëllimi do t'i mbledhim këto të dhëna personale.
Përdorimi i të dhënave tuaja personale për aktivitetet kërkimore është i nevojshëm në interesin tonë legjitim për të siguruar që të ofrojmë një shërbim dhe produkte me cilësi të lartë dhe për tu përmirësuar më tej ose bazuar në pëlqimin tuaj specifik paraprak, në varësi të llojit të aktivitetit kërkimor dhe të dhënave personale që ne do të mbledhim nga ju. Të dhënat personale do të ruhen për një periudhë maksimale prej 24 muajsh.
Të dhënat personale mund të përfshijnë fotografi dhe/ose pamje video të kapura në ngjarje publike ose private në mediat sociale, me agjencitë e marketingut dhe së brëndshmi. Ne mund t'i ndajmë këto fotografi dhe video në website tonë ose të përdorim mediat sociale për të promovuar produktet dhe markat tona dhe për të rritur biznesin tonë. Aty ku kërkohet me ligj, ne së pari do të marrim pëlqimin tuaj për të përdorur këto të dhëna. Ne do t'i ruajmë të dhënat për 6 vjet nga momenti kur fotografia ose video është regjistruar.
Të dhënat personale të mbledhura nga ne arrihen dhe përdoren nga Heineken International B.V. për të krijuar raporte të përmbledhura strategjike me të dhëna të cilat përdoren për të identifikuar mundësitë në nivel global dhe për të përmirësuar markat, produktet dhe shërbimet tona globale.
Heineken International BV i përdor këto informacione pasi është në interesin legjitim të Grupit HEINEKEN dhe të gjitha filialeve dhe bashkëpunëtorëve për të identifikuar mundësitë në nivel global dhe për të promovuar dhe përmirësuar produktet dhe shërbimet tona për klientët tanë dhe vizitorët e website dhe për të ruajtur rëndësinë e markave tona dhe reputacionin. Informacioni juaj do të ruhet për një periudhë maksimale prej 6 vjetësh. Ne do të kërkojmë pëlqimin paraprak, kur na kërkohet ligjërisht (për shembull kur përdorim të dhëna për ‘marketing të drejtpërdrejtë’).
Si anëtarë të një biznesi global, ne ndajmë të dhënat personale dhe informacionin që kemi marrë nëpërmjet ‘cookies’ me Heineken International B.V. për arsye si raportim strategjik dhe për krijimin e njohurive dhe aktivizimit të marketingut siç përshkruhet më poshtë në pikën 2. në këtë Politikë. Ne do të ndajmë të dhëna personale dhe të dhëna cookie vetëm kur na lejohet ta bëjmë këtë sipas ligjit. Kjo do të thotë që ne do të kërkojmë pëlqimin tuaj paraprak, nëse duhet sipas ligjit (për shembull kur ndajmë të dhënat e cookie -t). Kur na lejohet të mbështetemi në interesin tonë legjitim, do ta bëjmë këtë. Ky është rasti kur krijojmë njohuri ose segmente të përmbledhura të marketingut.
Mund të na duhet të ndajmë të dhënat personale me palët e treta për të na ndihmuar ofrimin e shërbimeve dhe produkteve për ju dhe për të drejtuar website. Këto palë të treta janë:
Këto palë mund të jenë të vendosura në Bashkimin Evropian ose vende të tjera në Zonën Ekonomike Evropiane ose diku tjetër në botë. Kur të dhënat personale ruhen nga ne jashtë EEA, ne do të sigurojmë një nivel adekuat të mbrojtjes së të dhënave të transferuara. Ne kërkojmë nga ofruesit e shërbimeve të përdorin masat e duhura për të mbrojtur konfidencialitetin dhe sigurinë e të dhënave personale.
Ne gjithashtu mund të kemi nevojë të sigurojmë të dhëna personale për organet e zbatimit të ligjit në mënyrë që të respektojmë çdo detyrim ligjor ose urdhër gjykate.
Ne do të marrim masat e duhura teknike, fizike dhe organizative për të mbrojtur të dhënat personale të mbledhura përmes website nga keqpërdorimi ose shkatërrimi aksidental, i paligjshëm ose i paautorizuar, humbja, ndryshimi, zbulimi, blerja ose aksesi, që janë në përputhje me ligjet e zbatueshme të privatësisë dhe sigurisë së të dhënave dhe rregulloret. Sidoqoftë, asnjë faqe e bazuar në internet nuk mund të jetë 100% e sigurt dhe ne nuk mund të mbajmë përgjegjësi për qasje të paautorizuara që janë jashtë kontrollit tonë.
Faqja jonë e internetit mund të përmbajë lidhje me website të tjera. Ne nuk jemi përgjegjës për praktikat e privatësisë, përmbajtjen ose sigurinë e përdorur nga website të tjera, të cilat nuk do të qeverisen nga kjo Politikë e Privatësisë. Ne ju këshillojmë që gjithmonë të lexoni me kujdes politikat e privatësisë në këto faqe të tjera website.
Ne do t'i mbajmë të dhënat tuaja personale për aq kohë sa kërkohet ligjërisht ose për aq kohë sa është e nevojshme për t'ju siguruar çdo shërbim të kërkuar ose për ndonjë nga qëllimet e tjera të listuara në këtë Politikë të Privatësisë. Kushtet specifike të ruajtjes janë të listuara në këtë Politikë të Privatësisë për secilin nga qëllimet përkatëse. Ne do të ndërmarrim hapa të arsyeshëm për të shkatërruar ose çidentifikuar të dhënat personale që mbajmë nëse nuk janë më të nevojshme për qëllimet e përcaktuara më lart ose pas përfundimit të afatit të përcaktuar të ruajtjes.
Një pjesë e madhe e informacionit të përmendur në këtë Politikë të Privatësisë mblidhet përmes përdorimit tonë të cookies dhe teknikave të ngjashme. Cookies janë skedarë të vegjël teksti që përmbajnë sasi të vogla informacioni të cilat shkarkohen dhe mund të ruhen në pajisjen tuaj të përdoruesit, p.sh. kompjuterin tuaj, smartphone ose tablet. Teknikat që përdorim dhe mund të jenë të ngjashme me cookie -t janë ndjekja e pikselave, skriptet Java, etiketat dhe web beacons. Këto cookie dhe teknika të ngjashme ndonjëherë janë të nevojshme për të kujtuar cilësimet e llogarisë tuaj, gjuhën dhe vendin, por gjithashtu na mundësojnë të masim dhe analizojmë sjelljen tuaj në faqen tonë në internet dhe t'ju tregojmë reklama të personalizuara në faqen tonë të internetit ose në faqet e internetit të palëve të treta. Aty ku është nevoja, do t'ju kërkohet pëlqimi për përdorimin tonë të cookies. Për të parë më shumë informacion mbi atë që ne përdorim dhe si i përdorim ato, ju lutemi rishikoni Politikën tonë të veçantë të Cookies, e cila është gjithashtu e disponueshme në fundin e kësaj faqeje interneti.
Ju mund të zgjidhni të ndani informacione në faqen tonë të web përmes mediave sociale, të tilla si Facebook, Instagram, LinkedIn and YouTube. Kjo do të thotë që informacioni që ndani, me emrin dhe preferencat, do të jetë i dukshëm për vizitorët e faqeve tuaja personale. Ne ju këshillojmë që të lexoni me kujdes politikat e privatësisë të palëve të mediave sociale pasi ato janë të zbatueshme për përpunimin e të dhënave tuaja personale nga këto palë.
Website nuk është menduar për përdorim nga individë nën moshën 18 vjeç (ose mosha e zbatueshme ligjore për konsumimin e produkteve në fjalë). Ne nuk i mbledhim me vetëdije të dhënat personale nga individë nën moshën 18 vjeç.
Nëse të dhënat tuaja personale janë ose i janë nënshtruar GDPR Evropiane (Rregullorja e Përgjithshme e Mbrojtjes së të Dhënave) ose në masën e zbatueshme sipas ligjit tuaj lokal, ju keni të drejtë të kërkoni qasje dhe fshirje të të dhënave tuaja personale, të kërkoni përpunim të kufizuar ose ndaloni përpunimin ose përdorimin e të dhënave tuaja personale përhtt profilizim, për të marrë një përmbledhje të të dhënave personale që na keni dhënë në një format të strukturuar, të përdorur zakonisht dhe të lexueshëm nga makina. Ju gjithashtu keni të drejtë të paraqisni një ankesë në autoritetin tuaj lokal për mbrojtjen e të dhënave. Të gjitha të drejtat tuaja i nënshtrohen ligjeve të zbatueshme për mbrojtjen e të dhënave dhe ligjeve dhe rregulloreve të tjera përkatëse, sipas Procedurave të Privatësisë HEINEKEN dhe udhëzimeve të tjera HEINEKEN. Sidoqoftë, ju gjithmonë keni të drejtë të kundërshtoni përdorimin tonë të të dhënave tuaja personale për komunikim të drejtpërdrejtë marketing dhe kur ta bëni këtë, ne do të plotësojmë kërkesën tuaj. Aty ku keni dhënë pëlqimin për përdorimin e të dhënave tuaja personale, ju keni të drejtë të tërhiqni pëlqimin tuaj pa ndikuar në ligjshmërinë e përdorimit tonë të këtyre të dhënave para tërheqjes tuaj.
Ju lutemi vini re se nëse përdorni (disa) zgjedhje dhe të drejtat tuaja, mund të mos jeni në gjendje të përdorni më, plotësisht ose pjesërisht, shërbimet tona të web.
Ne do ta mbajmë këtë Rishikim të Politikës së Privatësisë dhe do të bëjmë përditësime herë pas here. Çdo ndryshim në këtë Politikë të Privatësisë do të postohet në faqen tonë të ëebsite dhe për aq sa është e mundur, do t'ju komunikohet.
Nëse dëshironi të ushtroni ndonjë nga të drejtat tuaja të listuara më lart, nëse keni ndonjë pyetje ose ankesë tjetër në lidhje me këtë Politikë të Privatësisë ose në lidhje me trajtimin tonë të të dhënave tuaja personale, ju lutemi na kontaktoni: info@agnagroup.com