Për të krijuar shijen e saj jashtëzakonisht freskuese, Birra Heineken® Silver prodhohet duke përdorur një proces maturimi në -1°C. Rezultati? Një lager premium unike me 4% alkool, me një shije të freskët dhe delikate, me aromën e veçantë të Heineken® Original që të gjithë mund ta shijojnë. Tashmë Heineken® Silver është jashtëzakonisht i freskët, në të vërtetë!
Heineken® Silver prodhohet në një temperaturë të ftohtë -1°C dhe rezultati është një birrë jashtëzakonisht freskuese, me një shije më pak të hidhur dhe të freskët, delikate dhe të lehtë për t'u pirë.
Heineken® Silver përmban të njëjtët përbërës të pastër dhe 100% natyralë që njerëzit aq shumë i duan nga receta jonë origjinale. Ajo që e bën Heineken® Silver të ndryshëm është procesi i maturimit në akull. Duke e prodhuar Heineken® Silver në -1°C, krijohet më shumë mjegull e ftohtë e cila filtrohet. Kjo largon proteinat dhe taninet me shije të ashpër, duke lënë një shije të këndshme freskuese që është e lehtë për t'u pirë.
Në Shqipëri, Heineken® Silver do të jetë i disponueshëm në shishe 33cl dhe kanaçe 33cl.
Heineken® Silver do të jetë i disponueshëm si në pikat e shitjes me shumicë ashtu edhe në kanale të ndryshme të shitjes me pakicë.
Heineken® Silver sjell një shije komplet të re, me një pamje të re dhe të freskët që i përshtatet asaj. Etiketa ikonike e gjelbër e Heineken® është kthyer në ngjyrë bruz, duke reflektuar aromën tepër freskuese të saj dhe duke e veçuar atë nga birra jonë e prodhuar me recetën origjinale.
Heineken® Silver përmban 35 kcal për 100ml, kështu që çdo 33cl Heineken® Silver përmban 116 kcal. Ai gjithashtu përmban zero yndyrë dhe sheqer.
Heineken® Silver është bërë me një proces të veçantë prodhimi krahasuar me Heineken® Original. Duke prodhuar Heineken® Silver në -1°C, krijohet më shumë mjegull e ftohtë e cila filtrohet. Kjo largon proteinat dhe taninet me shije të ashpër, duke lënë një shije të këndshme freskuese që është e lehtë për t'u pirë.
Heineken® Silver do të lançohet në 19 tregje, duke përfshirë Shqipërinë, Bullgarinë, Danimarkën, Finlandën, Francën, Gjibraltarin, Greqinë, Hungarinë, Italinë, Luksemburgun, Maltën, Holandën, Poloninë, Portugalinë, Rumaninë, Rusinë, Spanjën, Zvicrën dhe Mbretërinë e Bashkuar. Ai gjithashtu do të lançohet në Norvegji gjatë vitit 2022 për pikat e shitjes si bare, restorante, kafene, klube, hotele etj...
Heineken® Silver nuk është një version shumë i ftohtë i Heineken® Original, ai është një version krejtësisht ndryshe që synon të tërheqë një gamë më të gjerë të shijeve të konsumatorëve. I prodhuar në -1°C, Heineken® Silver ka një shije të këndshme dhe të lehtë për t'u pirë. Birrat lager kanë një periudhë të ruajtjes së tyre në temperatura të ulëta për të lejuar formimin e një 'mjegulle të ftohtë', e cila filtrohet më pas për të krijuar një birrë të pastër kristal. Sa më e ulët të jetë temperatura, aq më shumë mjegull e ftohtë formohet dhe aq më shumë birra mund të filtrohet. Duke qenë se mjegulla e ftohtë përbëhet nga proteina dhe tanine me shije të ashpër, një birrë lager në një temperaturë më të ulët ka një shije më të lehtë.
Me një ABV më të ulët prej 4%, Heineken® Silver është një birrë e lehtë për t'u pirë, tepër freskuese e krijuar për të qenë më e përshtatshme për më shumë konsumatorë.
Të gjitha birrat Heineken® janë të përshtatshme për vegjetarianët dhe veganët, ndaj edhe Heineken® Silver nuk bën përjashtim. Heineken® Silver nuk përdor xhelatinën e peshkut në procesin e prodhimit të birrës dhe të gjithë përbërësit janë miqësorë me veganët.